Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kili, gjatë kohës kur po luhej një ndeshje mes Curico Unido dhe Univeridado Catolica. Kur sfida ishte 2-0 në favor të vendasve, ajo është ndërprerë kur kishte edhe gati 40 minuta lojë.
Shkak është bërë një zjarr i rënë, që ka shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë elektrike. Kështu në fushë dhe në dhomat e zhveshjes nuk kishte ndriçim, çka e bënte të pamundur zhvillimin e ndeshjes.
??? ESTO ES LA CHILEAN LEAGUE
INCREÍBLE: un incendio en el Estadio La Granja de Curicó obliga a suspender el partido ante #LosCruzados, justo cuando se iba a revisar un penal para la UC en el VAR.
No hay electricidad en la cancha ni en camarines.
¿Qué tal? ?? pic.twitter.com/7Ps4JZ3oJ4
— Titular | cada día te leo más (@DiarioTitular) October 16, 2020
Ironia e fatit ishte që në momentin që takimi u ndërpre ishte një moment i diskutueshëm penalltie për miqtë, që do të shikohej në VAR. Pa drita diçka e tillë nuk mund të ndodhte dhe mbetet të shihet se çfarë vendimi do të merret për këtë ndeshje, nëse do të rifillojë aty ku u ndërpre apo do të rilahet nga fillimi. /abcnews.al
CHILEAN PREMIER LEAGUE EN SU MAXIMA EXPRESION pic.twitter.com/gQwbCA63C8
— Termealizando (@termealizando) October 16, 2020

