Video e papublikuar në Mitrovicë, Vuçiç i shqetësuar për popullsinë

schedule12:37 - 12 Shtator, 2018

schedule 12:37 - 12 Shtator, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës në Kosovë është shprehur se serbët në rajon po pakësohen. Kjo është shfaqur në një video të papublikuar më parë, në të cilën ai thekson se në Prishtinë, serbët nga 40 mijë kanë mbetur vetëm 10 veta.

Një video e papublikuar më parë është shfaqur në internet lidhur me vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Veri të Kosovës, në të cilën shfaqet i shqetësuar për gjendjen e popullsisë serbe. Në pamjet filmike, Vuçiç thotë se serbët po zhduken.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Kemi pasur 17% serbë, kur ka ardhur Millosheçi në Gazimestan, kemi pasur 17% serbë në krahinë. Ka pasur pak shpresë. Serbët në Sarajevë, pasi shpesh flitet për Sarajevë multietnike, nga 150 mijë kanë ngelur 1 mijë. Në Prishtinë nga 40 mijë sa kemi qenë, nuk jemi as 10. Pa llogaritur Graçanicën. Jo 10 mijë, por 10. Nuk është rezultat i mirë. Nuk mendoj se Millosheviçi, qëllimisht apo rastësisht është fajtor për gjithçka”.

Për më tepër, ai dëgjohet teksa thotë ‘’nuk e di çfarë do të bëjmë, nëse nuk marrim masa do të zhdukemi si popull’’.

Gjithashtu shprehet se do ta kundërshtonte kancelaren Angela Merkel, e cila doli kundër kufijve, për të fituar pikë politike. Por, sipas presidentit serb, nuk veproi në atë mënyrë për të përfituar investime të tjera nga Gjermania.

Më tej ai nënvizon përsëri se shqiptarët në Kosovë janë mesatarisht 17 vite më të rinj se serbët. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Vuçiç flet për pakësimin e popullsisë serbe në rajon. Edhe në të kaluarën ai i ka kërkuar qytetarëve që të shtojnë lindjet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!