VIDEO/ E paprecedentë, shoku i Gjasulës braktis intervistën dhe përleshet me tifozin

schedule11:59 - 15 Shtator, 2020

schedule 11:59 - 15 Shtator, 2020

Toni Leistner, mbrojtësi i Hamburger SV, është bërë protagonist pas ndeshjes së djeshme të Kupës së Gjermanisë. Pasi ekipi i tij u mund 1-4 nga Dynamo Dresden, shtatlarti po jepte një intervistë dhe një tifoz i ish-ekipit të tij sa duket e ka ngacmuar.

Leistner nuk e ka kontrolluar veten dhe është ngjitur në tribunë, aty ku shihet duke u përplasur me tifozin e Dresden. Pati edhe tifozët të tjerë që ndërhynë. Sigurisht me këtë veprim 30-vjeçari nuk do t’i shpëtojë dot dënimit.

https://twitter.com/i/status/1305593701381660679

“Pas ndeshjes kreva një gjest të pafalshëm, nuk e kontrollova dot veten dhe u solla në mënyrë anormale. Kjo ndodhi për shkak se dikush nga tribuna po me ofendonte nga familja, gruaja dhe vajza ime. Në atë moment e humba qetësinë, aq më shumë që ishte një ndeshje shumë e ngarkuar emocionalisht.

Diçka e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë. Jam baba dhe familjar dhe do të doja të jepja një imazh të tillë. Kërkoj falje për sjelljen time dhe mund të premtoj vetëm që diçka e tillë nuk do të përsëritet më”, ka thënë mes të tjerash futbollisti i Hamburger SV, shok skuadre me Klaus Gjasulën e kombëtares shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!