VIDEO/ E pafalshme, Hakim Ziyech nuk shënon dot me portën bosh!

schedule19:58 - 1 Gusht, 2021

schedule 19:58 - 1 Gusht, 2021

Chelsea fitoi 2-1 miqësoren e sotme ndaj Arsenal. Kai Havertz dhe Tammy Abraham shënuan golat e fitores për kampionët e Evropës, ndërsa në krahun tjetër ishte Granit Xhaka autori golit.

Hakim Ziyech po lufton për të qenë një titullar i skuadrës së Thomas Tuchel, por 28-vjeçari maroken ka humbur shumë pikë me rastin flagrant që humbi në përballjen e sotme.

https://streamable.com/d70oen

Ishte minuta e 54-t, Chelsea kryesonte 1-0 dhe kishte një shans të artë për të dyfishuar shifrat. Ziyech mori një asist të bukur nga Pulisic dhe doli i vetëm përballë portierit të “Topçinjve”.

Mesfushori ofensiv ia doli të driblojë gjermanin Leno, por e teproi shumë dhe nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Një mbrojtës i Arsenalit shpëtoi portën pas gjuajtjes së dobët të Ziyech. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!