Granit Xhaka luajti sot titullar në takimin kundër Crystal Palace, i vlefshëm për javën e 10-të në Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare nuk bëri një ndeshje të mirë, duke u zëvendësuar në minutën e 61-të. Menjëherë, kapiteni i Arsenalit u pa i zhgënjyer në fytyrën e tij dhe i habitur me vendimin e trajnerit Unai Emery.
Xhaka filloi të ecte me hapa të ngadaltë dhe duke sharë e ofenduar në drejtim të stolit. Kjo gjë, nuk i ka pëlqyer aspak tifozerisë së “Topçinjve”, që filluan të sulmonin mesfushorin me origjinë shqiptare.
Vërshëllima dhe sharje nga më të ndryshmet u drejtuan për Xhakën, i cili nuk ngurroi aspak t’i hedhë benzinë zjarrit, duke ngritur krahët lart dhe duke thënë: “Nuk ju dëgjoj”. Përveç problemeve me Ozil, tashmë duket se trajneri Unai Emery do të ketë probleme edhe me kapitenin e skuadrës, Granit Xhaka./abcnews.al
Xhaka being subbed off pic.twitter.com/VIQsnhFBoC
— Matt (@MGH) October 27, 2019