Në Gjermani është akorduar penalltia më e çuditshme. Holstein Kiel priste në shtëpi ekipin e Bochum. Pak minuta kishin mbetur nga fundi i pjesës së parë dhe vendasit kryesonin 1-0.
Miqtë po tentonin barazimin, por Silvere Ganvuola goditi jashtë. VAR-i ndërhyn dhe i befason të gjithë. Një lojtar i Holstein Kiel po kryente nxehjen dhe stopoi topin e goditur nga sulmuesi mik.
Topi nuk kishte kaluar vijës së fushës, arbitri kryesor akordoi karton të verdhë për të dhe… penallti për Bochum! Ganvuola u vendos para topit dhe shënoi.
Lojtari nga Kongo festoi me shokët e tij “dhuratën” e VAR-it. Diçka e tillë nuk pati efekt në fund, Holstein Kiel shënoi një tjetër gol dhe fitoi gjithë ndeshjen. /abcnews.al
Curious scene in the 2nd Bundesliga at the game Kiel against Bochum. A warming substitute from Kiel stops the ball on the line in front of the goal. He gets the yellow card, Bochum the penalty. from r/soccer