E pabesueshme ajo që ka ndodhur në sfidën mes Shrewsbury dhe Liverpool, e vlefshme për raundin e katërt të FA Cup. Të kuqtë e Jurgen Klopp shiheshin dukshëm favorit për të fituar, pavarësisht se strategu gjerman bëri shumë rotacion.
Curtis Jones i dha avantazhin Liverpoolit në minutën e 15-të, ndërsa autogoli i Love dyfishoi avantazhin e të kuqve. Nga këtu, dukej se Liverpool ishte i kualifikuar, por në 10 minuta, u befasua nga ekipi modest.
Cummings shënoi dy gola brenda 10 minutash (65′ 75′) dhe barazoi rezultatin, duke shokuar Jurgen Klopp dhe të besuarit e tij. Ky rezultat i barabartë, bën që skuadrat të ndeshen sërish me njëra-tjetrën, kësaj radhe në “Anfield Road”./abcnews.al