Më i madhi kampionat në botë nuk e shmang dot një situatë të tillë. Një vërshëllimë ka ndalur një aksion dje në takimin Totteham-Manchester City, që londinezët e fituan me rezultatin e pastër 2-0. Gjithçka ndodhi në mesin e pjesës së parë.
Protagonist ishte Riyad Mahrez, i cili mori një top pas shpinës së mbrojtjes vendase, e kontrolloi topin dhe më pas ndaloi. Një tifoz ka vërshëllyer me bilbil nga tribuna pas porte dhe sulmuesi mendoi se mos u sinjalizua pozicion jashtë loje.
Në fakt nuk ndodhi kështu dhe mbrojtësi Davidson Mina i Tottenham u habit fillimisht dhe pa nga arbitri, i cili nuk kishte vërshëllyer dhe loja duhet të vazhdonte. De Bryune dhe Aguero reagojnë me gjeste, të befasuar nga ajo që Mahrez bëri. /abcnews.al