Hellas Verona u mund nga Napoli me rezultatin e pastër 2-0, ndërkohë që në fushë ishin titullarë të tre shqiptarët që kanë këto skuadra: te vendasit Marash Kumbulla e Amir Rrahmani, kurse te miqtë Elseid Hysaj.
Kjo përballje regjistroi një episod të veçantë. Hellas Verona, kur ndeshja ishte 0-0, kishte një mundësi të artë për të kaluar në epërsi. Mesfushori Valerio Verre bëri atë që nuk e priste askush.
https://twitter.com/FootballTracke3/status/1275488144553586688?s=20
Edhe pse me portën e boshatisur dhe pak metra pranë saj, italiani u tregua i pasaktë dhe e dërgoi topin mbi tra. Duart në kokë, ndërkohë që video e atij episodi po bën xhiron e internetit.
Ndoshta Valerio Verre duhet të bëjë serish “Deejay”-in, sikurse ndodhi gjatë periudhës së izolimit. Këtë të fundit mos e merrni seriozisht…/abcnews.al
Este finde largo de cuarentena somos TODOS Valerio Verre (jugador del Hellas Verona) ? pic.twitter.com/yOG6BW11wk
— Diario Olé (@DiarioOle) March 20, 2020