VIDEO/ E ofenduan gjatë gjithë ndeshjes, Calhanoglu bën veprimin epik ndaj tifozëve të Milanit

schedule10:32 - 6 Shkurt, 2023

schedule 10:32 - 6 Shkurt, 2023

Tifozët e Interit e quajnë karma, Calhanoglu e quan karma. Tifozeria ultras e Milanit, “Curva Sud”, edhe këtë herë nuk ka kursyer koret dhe thirrjet ofenduese ndaj ish-lojtarit të tyre, Hakan Calhanoglu.

Në momentin ku mesfushori turk u afrua pranë këndit për të ekzekutuar goditjen të cilën Lautaro e ktheu në gol, tifozët kuqezinjë filluan të ofendonin rëndë ish-lojtarin e tyre. Calhanoglu dërgoi topin drejt zonës dhe Lautaro e dërgoi në rrjetë duke shpërthyer festa.

Para se të shkonte të festonte me shokët e ekipit, numri 20 zikaltër u ndal, iu drejtua ish-fansave të tij dhe u mbylli gojën duke vënë gishtin tregues përpara buzëve të tij.

Që nga momenti që Calhanoglu kaloi nga Milani tek Interi, nuk është pritur mirë nga tifozët kuqezi të cilët e kanë ofenduar në çdo përballje mes tyre. Pas fitores së derbit në finalen e Superkupës së Italisë, Calhanoglu foli për këtë gjë: “Hakmarrja ime? Preferoj të mos flas, por për mua ishte e vështirë të shihja dhe dëgjoja gjëra që nuk i prisja, por karma i kthen të gjitha”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!