VIDEO/ E nxorrën Haaland jashtë diskos, shefi i sigurimit zbulon të vërtetën

schedule16:31 - 13 Korrik, 2020

schedule 16:31 - 13 Korrik, 2020

Ndonjëherë të jesh i famshëm nuk është edhe aq mirë. Këtë gjë e ka vuajtur ditën e djeshme ylli i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland.  19-vjeçari aktualisht ndodhet në Norvegji për pushime dhe kishte vendosur të shkonte në një lokal nate, ku nuk arriti dot të futej brenda. Ishin rojet e sigurimit të cilët nuk e lejuan sulmuesin jo sepse kishte pirë, por nga fama e madhe që ka fituar muajt e fundit.

‘’Erling nuk ishte i pirë. Ai bashkëpunoi me ne dhe e kuptoi më së miri situatën pasi biseduam jashtë ambienteve tona. Ne e dinim se sapo ai të futej brenda, njerëzit do t’a rrethonin dhe do t’i kërkonin foto atij.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të rregullave të reja që kemi nga Covid-19.  Në fund presioni po rritej dhe ne vendosëm që të mos ta lejonim Haalandin,’’ deklaroi për Bild Christopher Naesheim, i cili është përgjegjësi i sigurimit të klubit.

Një reagim pati dhe nga ana e babait të sulmuesit, Alfe-Inge Haaland, i cili pasi e pa videon e këshillon djalin e tij. ‘’Hajde Erling, ktheju punës. Jeta e natës nuk është për ty,’’ ishin fjalët e Alfe-Inge. Haaland vendosi të kthehej në vendin e tij të lindjes pas përfundimit të sezonit për të kaluar disa kohë me familjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!