Oscar vendosi të largohet nga futbollit evropian në janarin e vitit 2017. Shanghai Port pagoi 60 milion euro në arkat e Chelsea dhe transferoi fantazistin brazilian në futbollin kinez.
29-vjeçari vijon të mbajë veshur fanellën e ekipit aziatik, teksa sot ka realizuar një eurogol. Shangai Port fitoi 3-0 në shtëpi kundër Dalian Pro, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e parë.
https://streamable.com/ixly2c
Oscar realizoi dy nga golat e fitores së skuadrës së tij. I pari ishte thjesht fantastike, ndërsa i dyti erdhi falë një goditje të saktë nga pika e penalltisë.
Ishte minuta e 39-të kur lojtari latin stopoi një top, kreu një driblim të bukur dhe gjeti trekëndëshin e portës kundërshtare me një goditje perfekte me të djathtën. /abcnews.al