Loic Remy mund të quhet padiskutim një nga dështimet më të mëdha në Premier League vitet e fundit. Sulmuesi francez ishte i destinuar për të pasur sukses, por karriera e tij ka qenë shumë e çuditshme.
Megjithatë, ai duket se ka gjetur një formë të mirë te skuadra e Lille në Ligue 1 dhe sot në takimin kundër Lyon, ka shënuar golin e parë të sfidës.
Në minutën e 33-të, francezi gjen rrjetën pas një skeme perfekte të lojtarëve të Lille, që shfrytëzojnë më së miri një goditje këndi. Festa e Remy? I ulur në gjunjë dhe falenderim për Zotin. Francezit iu bashkuan dhe shokët e tij të skuadrës gjatë festës//abcnews.al
Ligue 1
Lille – Lyon 1-0
L. Remy 33′