Një makinë e djegur u gjet në Shkodër në lagjen Dobraç në dalje të Bypass-it. Policia gjeti brenda mjetit një armë e tipit automatik.
Policia thotë se po heton dhe dyshimet janë se makina ka lidhje me ekzekutimin e çiftit mëngjesin e kësaj të diele.
Ish-efektivi i policisë, Boran Bercana, 30 vjeç dhe Silvi Ndoci u gjetën të vdekur brenda makinës së tyre tip “Benz”.
Në momentin e ngjarjes në automjet ndodhej dhe fëmija i tyre i mitur. Mësohet se vogëlushi ka shpëtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë” në lagjen “Naim Gjylbegu”. Policia ka gjetur 23 gëzhoja arme automatiku. Nuk dihet saktësisht ora kur ka ndodhur krimi, por viktimat janë zbuluar nga disa banorë të zonës rreth orës 6 të mëngjesit.
Bercana kishte pak kohë që ishte larguar nga radhët e policisë./abcnews.al