VIDEO/ E kritikuan se humbi topin, shpërthen talenti i Kosovës

schedule22:23 - 11 Nëntor, 2020

schedule 22:23 - 11 Nëntor, 2020

Shqipëria dhe Kosova zhvilluan sot vëllazëroren në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë triumfuan me shifrat 2-1, megjithëse rezultati ishte në plan të dytë në një ndeshje të tillë.

Gjatë 90 minutave mediet kosovare kanë kapur një episod të Edon Zhegrovës. Sulmuesi i Basel, i cili njihet për teknikën e tij të lartë mori një top në hyrje të zonës së skuadrës së Rejës, dribloi tre kundërshtarë, por në fund e humbi sferën.

 

Këtë episod mediet kosovare e kanë cilësuar si shumë të gabuar nga sulmuesi dhe janë shprehur ashpër në lidhje me paraqitjen e tij gjatë ndeshjes. Nga kjo situatë është acaruar Zhegrova, i cili ka reaguar shumë ashpër përmes një postimi në Instagram.

“Kam ardhur në kombëtaren e Kosovës dhe asnjë minutë nuk hezituar të mos pranoj ftesën. E dini ju, e ka thënë edhe i ndjeri Fadil Vokrri se këtë vend e dua më shumë se të gjithë ju, që shkruani kundër meje dhe kundër Kosovës.

Në qoftë se unë nuk do e kisha pranuar ftesën në fillim, të gjithë do të më kishit quajtur tradhtar si shumë të tjerë, që i keni quajtur. Më besoni që të gjithë djemtë në kombëtare kanë ardhur me zemër dhe për të dhënë maksimumin.

Ju që jeni kundër kombëtares dhe bashkëlojtarëve të mi, ju nuk jeni me ne. Kosovë të dua krenare”, shkruan Zhegrova në Instagram. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!