Video e kokainës, Lefter Alla mbërrin në Prokurorinë e Tiranës

schedule12:09 - 29 Janar, 2020

schedule 12:09 - 29 Janar, 2020

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla mbërrin në Prokurorinë e Tiranës. Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se kryebashkiaku është i shoqëruar nga avokati Bledar Meminaj.

Pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha publiki në studion e Abc News videon ku Alla shfaqet duke marrë kokainë.

Më herët Alla ka dhënë dëshminë e tij edhe pranë SPAK.  Kryebashkiaku ka mohuar praninë e tij në atë video, duke pretenduar se është një montazh. Nga ana tjetër, gazetari Hoxha ka treguar për grupin hetimor mënyrën sesi ka siguruar videon.

Vijon…