Andres Vazques, peruan me pasaportë suedeze, akoma nuk i kishte mbushur 20 vjeç kur shënoi një nga golat më të veçantë të realizuar ndonjëherë. Gjithçka ndodhi 13 vite më parë, më 7 maj të vitit 2013. Vazques ishte pjesë e Goteborg, që mposhti Orebro me rezultatin 4-0 në transfertë.
Askush nuk e priste atë që ai bëri, duke e goditur portën me finte nga rreth 25 metra. Portieri kundërshtar u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta dhe të gjithë i kishin sytë nga mesfushori, që më pas provoi të luante edhe në Zvicër me skuadra si Zurich, Grasshopper dhe Wil.
Në lidhje me golin e shënuar, ai më parë ka deklaruar se ishte nxitur nga Maradona për ta bërë një veprim të tillë. Argjentinasi shpesh kromonte me finte, kurse Vasquez ia doli të shënonte dhe me siguri nuk e harron atë gol.
“Personalisht mendoj se është një nga golat më të bukur që është shënuar ndonjëherë. Disa herë kam parë që Diego Maradona krosonte me finte, por kurrë asnjë ta çonte në rrjetë. Goditja duket e vështirë për t’u bërë, por nëse je në formë të mirë, muskujt janë shtrirë mirë, atëherë nuk është aspak e vështirë”, deklaronte Vasquez. /abcnews.al

