Video e frikshme, si u përplas “kokë më kokë” makina e efektivit me “Benz-in” në Rrugën e Arbrit

schedule19:55 - 19 Nëntor, 2021

schedule 19:55 - 19 Nëntor, 2021

“Kokë më kokë” është përplasur patrulla e efektivit të policisë rrugore Selami Lusha me Benz-in e drejtuar nga Zenel Murra në Rrugën e Arbrit.

ABC ka siguruar videon me momentin kur makinat janë aksidentuar në Gjoricë të Bulqizës.

Nga sa shihet në video të dyja makinat ishin në drejtime të kundërta. Faji është i Benzit i cili ishte duke lëvizur në korsinë e gabuar. Të dy makinat që ishin në drejtime të kundërta por në krosi të njëjtë, kur janë afruar, për të shmangur përplasjen kokë më kokë, kanë tentuar të devijojnë. Devijimi i të dyja makinave në të njëjtën kohë ka bërë që të mos shmanget përplasja.

Si pasojë e goditjes është lënduar punonjësi i policisë dhe drejtuesi i mjetit tjetër. Të dy fillimisht janë transportuar në spitalin Rajonal të Peshkopisë për ndihmën mjekësore, por gjendja e efektivit ka qenë e rëndë. Ai është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Lexo edhe: Aksidenti në Rrugën e Arbrit, patrulla u përplas “kokë më kokë” me Benz-in, efektivi te Trauma (VIDEO)

Aksidentet rrugore janë kthyer në një problematikë për shoqërinë duke shkaktuar dhjetëra të vdekur çdo muaj në Shqipëri. Sipas të dhënave nga INSTAT, përgjatë periudhës janar-tetor 2021, humbën jetën në aksidente rrugore 165 shqiptarë. Ky tregues është përkeqësuar në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, ku në rrugët e Shqipërisë vdiqen 153 persona. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!