VIDEO/ E frikshme, problemet me frymarrjen, në vetëm një javë 3 raste

schedule11:38 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 11:38 - 16 Dhjetor, 2021

Problemet me frymarrjen po frikësojnë jashtë mase klubet dhe tifozët. Sikur të mos mjaftonte rasti i Cristian Eriksen, i cili ra përtokë për shkak të një arresti kardiak, apo dhe rasti i Sergio Agueros që dje i dha lamtumirën futbollit të luajtur për shkak të probleme me zemrën.

Një realitet i hidhur ky që po shikojmë kohët e fundit me futbollistë që po shfaqin probleme të vazhdueshme me frymarrjen gjatë zhvillimit të lojës.

Në vetëm 1 javë 3 raste të tilla që po detyrojnë lojtarët të lënë fushën e lojës të shqetësuar.

I fundit është rasti i sulmuesit të Rennes i cili nga një problem i tillë u detyrua të linte fushën e blertë, situatë që ka shqetësuar jashtë mase të gjithë.

Kujtojmë se para ca ditësh edhe mbrojtësi i Manchester United, Lindelof dhe po ashtu edhe Zielinksi, lojtar i Napolit shfaqën probleme të tilla dhe iu është dashur të largohen nga loja. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!