Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një baba duke qëlluar një cigare me AK-47. Cigarja qëndronte në gojën e djalit të tij.
Videoja tmerruese, e cila thuhet se është filmuar në Irakun jugor, tregonte babanë e paidentifikuar teksa përdorte fëmijën si objektiv për praktikë.
Sipas raportimeve, burri i tha djalit të tij që ta mbante cigaren në gojë në mënyrë që të mund të tregonte aftësitë e tij të snajperimit.
Në video, djali shihet duke qëndruar para kamerës me mjekrën e ngritur dhe cigaren në gojë.
Ndërkohë, babai i tij ecën drejt fundit të oborrit me një pushkë në dorë para se të marrë një pozicion ulur në tokë.
Ai merr objektivin ndërsa djali i tij përpiqet të qëndrojë sa më i palëvizshëm përpara se të tërheqë këmbëzën.
I riu i shtangur dridhet nga zhurma dhe më pas e heq cigaren nga goja, duke ia treguar kamerës përpara se babai të mburret për saktësinë e tij.
Pasi video u shpërnda gjerësisht në internet, përdoruesit e mediave sociale shprehën tmerrin e tyre dhe u bënë thirrje autoriteteve lokale që të ndërmarrin veprime, me disa që pretendojnë se ajo duhet të trajtohet si tentativë për vrasje./abcnews.al/