Për shumë personazhe publikë, ndërhyrjet estetike janë kthyer në një trend. Për këtë arsye, shpeshherë ato përballen me komente negative nga ndjekësit. Së fundmi, pre e këtyre akuzave ka rënë dhe këngëtari i njohur Ylli Limani. Si duket, shumë njerëzve iu kanë rënë në sy buzët e Yllit.
Disa kanë pretenduar se këngëtari nga Kosova ka bërë buzët, megjithatë, lidhur me këto spekulime, këngëtari ka bërë një reagim epik. Ai ka publikuar një video në Instastory, ku me humorin që e karakterizon, iu është përgjigjur të gjithëve. “Të miat janë, ju betohem,” thotë ai.
/abcnews.al