Në orët e para të mëngjesit të sotmë një automjet tip “BMË X6” përfundoi në digën e liqenit Artificial në Tiranë.
Së fundmi ka dalë video, ku shihet se “X6” që drejtohej nga 26-vjeçari Eldi Allushi nga Durrësit del me shpejtëesi skëterre nga rruga e “Kosovarëve” dhe më pas ngjit maloren e digës, për të përfunduar mbi të.
Pas aksidentit, i riu u zhduk nga vendi i ngjarjes, për t’u identifikuar më vonë nga policia.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.
Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./abcnews.al