Atalanta ka shënuar golin e dytë përballë Valencias. Autori është Josip Ilicic tre minuta përpara fundit të pjesës së parë. Slloveni veproi bukur mes tre lojtarëve kundërshtarë dhe lëshoi një të djathtë të pakapshme për portierin e Valencias.
Hateboer zhbllokoi shifrat pas çerek ore lojë, teksa slloveni ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm pak momente më parë. Në shkallët e “San Siros” ka shpërthyer festa e 50 mijë tifozëve bermaskë, të cilët po shijojnë në maksimum paraqitjen e skuadrës së zemrës. /abcnews.al