VIDEO/ Dyfishohen shifrat, Kulusevski tund rrjetën e Bournemouth

schedule14:53 - 26 Gusht, 2023

schedule 14:53 - 26 Gusht, 2023

Pasi pësuan golin e parë të sfidës që në minutën e 20′-të, “qershitë” e Bournemouth u hodhën menjëherë në sulm për të gjetur golin e barazimit dhe madje iu afruan jo pak herë në pjesën e dytë të lojës, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Një aksion “blic” i skuadrës së Tottenham ka gjetur të papërgatitur mbrojtjen e vendasve dhe pas një kombimi fantastik brenda zone mes Udogie e Dejan Kulusevski, ky i fundit çon topin në rrjetën e portierin Neto. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: