Vetëm 15 minuta pas zhbllokimit të sfidës, “Verdhekuqtë” e Roma-s kanë arritur të shënojnë golin e 2-të të sfidës, në “Stadio Arechi”, ndaj vendasve të Salernitana, të vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Një pasim fantastik i “tulipanit” holandez, Rick Karsdrop në brendësi të zonës kapet bukur nga kapiteni, Lorenzo Pellegrini, me këtë të fundit, që me një goditje të lehtë e të bukur dërgon topin në rrjetën e meksikanit Ochoa. Rezultati shkon në 0 me 2. /i.m /abcnew.al
SHIKONI GOLIN: