VIDEO | Dybala nuk mjafton, Lecce frenon Juven dhe i dhuron “asist” Interit

schedule17:01 - 26 Tetor, 2019

schedule 17:01 - 26 Tetor, 2019

Juventusi ngec në “Via del Mare” të Lecces. Dueli i drekës është mbyllur pa fitues. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, edhe pse bardhezinjtë gjetën golin pas çerek ore lojë. Alex Sandro shënoi, por VAR-i anuloi gjithçka.

Djemtë e Sarrit, të cilët nuk kishin shërbimet e Ronaldos, dominuan, por pjesa e parë u mbyll pa gola. E dyta nisi me një penallti për miqtë. Dybala nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi Juven në avantazh. Lecce gjeti forca dhe reagoi. Vendasit fituan një penallti falë krahëve të De Ligt.

Mbrojtësi holandez po has probleme dhe kjo është e disata herë që topi ndalet në krahun e tij. Kapiteni Mancosu mposhti polakun Szczesny dhe në stadium shpërtheu festa. Lecce, që frenoi edhe Milanin javën e kaluar, ia doli të ruante barazimin edhe pas 7 minutave shtesë, me gjithë ndeshjen që u mbyll 1-1.

Lecce ngjitet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa ekipi i Sarrit regjistron barazimin e dytë në kampionat pas atij kundër Fiorentinës. Juventusi kryeson me 23 pikë, por një fitore e Interit kundër Parmës rikthen ekipin e Contes në vend të parë. /abcnews.al

Lecce – Juventus 1-1
(Mancosu (pen) 56′ / Dybala (pen) 50′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!