VIDEO/ Dy vatra zjarri në Kukës, nuk dihen shkaqet

schedule13:55 - 10 Gusht, 2023

schedule 13:55 - 10 Gusht, 2023

 

Dy vatra zjarri u shfaqën mesditën e sotme në Kukës, pranë vend depozitimit të mbetjeve urbane të bashkisë dhe një në kodrat e fshatit Mamëz.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan shërbimet zjarrfikëse.

Vend depozitimi i mbetjeve është i rrethuar nga pyjet me dushqe, dhe një pjesë e tij ka marrë po ashtu flakë.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit. Ky është rasti i katërt në këtë zonë gjatë kësaj periudhe./abcnews.al