Zhbllokohet edhe sfida Liverpool-Leipzig. Kampionët e Anglisë kanë fituar 0-2 takimin e parë dhe janë me një këmbë në çerekfinalet e Champions League.
Pjesa e parë e përballjes që po luhet në “Puskas Arena” të Budapestit, nuk dhuroi gola, teksa Momo Salah ka kaluar në avantazh ekipin e Jurgen Klopp në minutën e 70-të.
https://streamable.com/9tv7sz
Pasi mori një asist nga portugezi Diego Jota, ylli egjiptian kreu një driblim të bukur ndaj Dayot Upamecanos dhe dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të zgjuar.
https://streamable.com/sppm14
Goli çliroi “The Reds”, të cilët dyfishuan rezultatin katër minuta më vonë. Divock Origi dhuroi një top të bukur në zonën gjermane dhe Sadio Mane nuk e pati të vështirë ta dërgojë në rrjetë. /abcnews.al