VIDEO/ Dy kartonë në 7 sekonda, Vidal kundër Realit nuk di çfarë bën

schedule22:18 - 25 Nëntor, 2020

schedule 22:18 - 25 Nëntor, 2020

Mund të ishte penallti për të, por arbitri nuk mendoi ashtu. Arturo Vidal është tërbuar dhe për 7 sekonda ka marrë dy kartonë të verdhë, duke e lënë Interin me një lojtar më pak pas 33 minutash lojë.

Pasi u ndëshkua Vidal është kapur nga kamerat i ulur në shkallë i dëshpëruar, për atë karton të kuq dhe faktin që e kishte lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Në Champions League Vidal është ndëshkuar tre herë me të kuq, dy prej tyre në ndeshjet kundër Real Madrid. Mesfushori nga Kili më parë e kishte pësuar kur ishte me bayern Munich, në vitin 2017. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!