Austria ka ndëshkuar shpejt Maqedoninë e Veriut dhe ka gjetur avantazhin në minutën e 18 me Stefan Lainer. 28-vjeçari finalizoi në mënyrë perfekte një pasim të gjatë të Sabitzer dhe tundi rrjetën.
Kështu nis me gol të pësuar aventura e parë e Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Europian. Kjo ndeshje bëhet mjaft e vështirë për ta, pasi dihen mirë cilësitë e Austrisë.
https://streamable.com/y9ufme
Avantazhi i Austrisë zgjati vetëm 10 minuta sepse Maqedonia gjeti rrjetën me Goran Pandev, pas një gafe fatale të mbrojtjes austriake, duke barazuar në minutën e 28.
Gol historik ky për fqinjët tanë, sepse është i pari në historinë e tyre në një Kampionat Europian. /abcnews.al
https://streamable.com/rq8ge3