Tirana ka arritur të kalojë në avantazh ende pa mbaruar pjesa e parë.
Në minutën e 36-të ka qenë Haxhiu autori i golit të zhbllokimit të rezultatit. Haxhiu ka marrë një top në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën ndëshkon shijakasit.
Por festa ka zgjatur shumë pak, pasi Erzeni ka barazuar menjëherë shifrat. Në minutën e 40-të, ka qenë Iljazi për vendasit që ka vendosur në peshore rezultatin./h.ll/abcnews.al