VIDEO/ Dy gola për pesë minuta, Ukraina fundos Maqedoninë e Veriut

schedule15:36 - 17 Qershor, 2021

schedule 15:36 - 17 Qershor, 2021

Ukraina humbi ndeshjen e parë në Euro 2020 (3-2 ndaj Holandës) dhe sot po përballet me Maqedoninë e Veriut në  “Arena Nationala” të Bukureshtit, duel i grupit C.

https://streamable.com/etb6tz

Djemtë e Andriy Shevchenkos kanë realizuar dy gola brenda pesë minutave. Sfida u zhbllokua në minutën e 29-të nga Andriy Yarmolenko. Goli i dytë në turne për sulmuesin e West Ham.

https://streamable.com/etb6tz

Ukraina nuk u ndal dhe tundi sërish rrjetën maqedonase pesë minuta më vonë. Sulmuesi i Gent në Belgjikë, Roman Yaremchuk doli i vetëm me portierin kundërshtar dhe finalizoi me gol një aksion të bukur. /abcnews.al