Ferencavaros zhvilloi një takim miqësor ditën e djeshme. Kampionët e Hungarisë nuk u përmbajtën aspak përballë Balatonalmádi SE, ekip që garon në divizionet e ulëta të futbollit hungarez. 14-0 fitoi Ferencvaros, me Myrto Uzunin autor të dy golave.
https://streamable.com/6sgyiz
Sulmuesi i kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen si titullar dhe i mjaftuan 11 minuta për të shënuar dy herë. 26-vjeçari u zëvendësua në minutën e 33-të, duke i lënë vendin Redzic.
https://streamable.com/dy2i5d
Uzuni zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë falë një goditje të saktë, teksa tetë minuta më vonë dhuroi spektakël. Ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit dhe topi në rrjetën e ekipit kundërshtar. /abcnews.al

