Po luhet Juventus-Parma dhe bardhezinjtë kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës me Dejan Kulusevski.
Talenti finalizoi në mënyrën e duhur një aksion të nisur nga e majta, me Moratan, që pasoi në “zemër” të zonës, por askush nuk e devijoi sferën, e cila shkoi te suedezi dhe ai nuk fali.
Një gol me peshë për suedezin, që nuk ka fituar shumë minuta gjatë ndeshjeve të fundit, por vjen si titullar ndaj ish-ekipit dhe tund rrjetën.
Vetëm katër minuta pas tij, Juve gjeti edhe golin e dytë. Asiston sërish Morata dhe shënon i zakonshmi Cristiano Ronaldo. /abcnews.al