Bayern Munchen ka fituar me përmbysje 1-2 përballë Bochum. Ishin vendasit ata që shënuan të parët, me anë të një autogoli të Davies, duke i shokuar bavarezët. Pas një krosimi nga krahu i majtë, anësori i Bayern është i pafat, duke e devijuar topin në portën e tij.
Me këtë gol, Bochum do të udhëhiqte për plot 50 minuta, deri atëherë kur barazoi Serge Gnabry. Në minutën e 84-ët, ylli i Bayern do të shënonte një gol shumë të bukur, për të barazuar shifrat.
Gjashtë minuta më vonë, Thomas Muller do të shënonte dhe golin e fitores për djemtë e Kovac. Me këtë triumf, Bayern kaulifikohet për në fazën e 1/8-ve në Kupën e Gjermanisë./abcnews.al
German Cup | 1/16
Bochum – B. Munchen 1-2
Davies (ag) 34’ / Gnabry 84’, Muller 89’