Myrto Uzuni u transferua në verë te Ferenvarosh për plot 1.8 milionë euronga Lokomotiv Zagreb, por ia ka dalë që në vetëm një sezon të shpërblejë gjithë paratë e derdhura për të dhe të jetë protagonist absolut i një prej sezoneve më të mira të klubit hungarez.
Ditën e sotme ai mundi të shënojë dy gola në ndeshjen ndaj Ujpest për javën e 30 të kampionatit vendas. Kampionët fituan sot me shifrat e pastra 3-0, teksa beratasi tundi rrjetën fillimisht në minutën e 13, duke hapur ndeshjen.
https://streamable.com/l8wqk0
Më pas me ndihmën e një penalltie ai trefishoi shifrat dhe siguroi fitoren e skuadrës së tij dhe titullin e 32-të kampion në Hungari 3 javë nga mbyllja. Ferencvarosi pas kësaj fitoreje është matematikisht kampione e Hungarisë. Ky është titulli i parë i fituar nga Uzuni në karrierë, shije, që nuk e kishte provuar askund. /abcnews.al