VIDEO | Dy gola dhe karton i kuq, çfarë lufte në Premier!

schedule16:46 - 27 Tetor, 2019

schedule 16:46 - 27 Tetor, 2019

Është mbyllur në barazim 1-1 takimi mes Newcastle dhe Wolverhampton, një sfidë që u luftua deri në sekondat e fundit. Dy skuadrat janë në nevojë për pikë dhe si pasojë, bënë një ndeshje pragmatike dhe shumë të luftuar në mesfushë.

Pjesa e parë, nuk pati shumë raste, por goli nuk mungoi. Ishin vendasit e Newcastle ata që shënuan, me anë të kapitenit Lascelles. Mbrojtësi kërcen me lart se gjithë lojtarët e Wolves dhe mposht portierin Rui Patricio nga një distancë e afërt. Me rezultatin 1-0, u mbyll pjesa e parë.

E dyta nisi disi më e shpejtë, me Wolvesin që nuk u pajtua me këtë rezultat. “Ujqërit” e drejtuar nga Nuno Santo filluan të ushtronin presion dhe të fitonin terren, duke kërkuar golin e barazimit. Ky gol erdhi në minutën e 73′, me anë të mbrojtësit Jonny.

Tetë minuta nga fundit i sfidës, pati dhe një karton të kuq për Sean Longstaff, për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj Ruben Neves./abcnews.al

Premier League, java 10

Newcastle – Wolverhampton  1-1
Lascelles 37′ / Jonny 73′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!