Atalanta nuk ka ndërmend të ndalet as kundër Napolit. Pjesa e parë e takimit që po luhet në ” Atleti Azzurri d’Italia” u mbyll pa gola, ndërsa 45 minutat e dyta nisën me dy gola të ekipit të Gasperinit.
Autorët janë Mario Pasalic dhe Robin Gosens. Kroati shfrytëzoi një kros të kapitenit Gomez në minutën e 47-të dhe devijoi saktë me kokë për në rrjetë. Goli gjashtë në kampionat për Pasalic dhe avantazh i rëndësishëm për Atalantën.
Nëntë minuta më pas mesfushori gjerman finalizoi një aksion fantastik të Atalantës. Berat Djimsiti e ka nisur si titullar për ekipin bergamask, ndërsa Elseid Hysaj i Napolit po e ndjek ndeshjen nga stoli. /abcnews.al