Manchester United ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 kundër Manchester Cityt, duke fituar derbin e Mançesterit në Old Trafford. “Djajtë e Kuq” kishin një strategji perfekte në këtë takim dhe plani i Solskjaer, funksionoi më së miri.
Kundërsulme, mbrojtje e fortë dhe shfrytëzim maksimal i goditjeve standate. Pikërisht nga një goditje dënimi, United kaloi në avantazh. Bruno Fernandes asiston për Martial, me francezin që shënon golin e parë të sfidës në minutën e 30-të. Ederson mund të bënte më mirë në këtë episod, por la në baltë skuadrën e tij.
Manchester City dominoi në qarkullim topi dhe në zotërim fushe, por nuk arriti të thyejë mbrojtjen e “Djajve”. Gjyqtari i katërt akordoi 5 minuta shtesë, por sfida shkoi deri në 90+8. Pikërisht në sekondat e fundit, Ederson bëri një tjetër gafë, duke i dhënë topit mesfushorit McTominay, që shënoi golin e dytë dhe të fundit të sfidës. Mançesteri është i kuq!/abcnews.al
Premier League, java 29
Manchester United – Manchester City 2-0
Martial 30′, McTominay 90+7′