VIDEO/ Dy atentate brenda 7 ditëve, momenti kur dy persona qëllojnë në drejtim të hotelit në Pogradec

schedule10:51 - 8 Gusht, 2020

schedule 10:51 - 8 Gusht, 2020

Jetmir Muçollari, pronari i hotelit ku u qëllua me breshëri plumbash mëngjesin e sotëm ka qenë në shënjestrën e një tjetër atentati në datë 1 gusht.

ABC News disponon pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së hotelit, të cilat kanë fiksuar dy persona që qëllojnë e armë jashtë ambienteve të hotelit. Më pas ata largohen nga vendi i ngjarjes me një motorr.

Kjo ngjarje e ndodhur një javë më parë nuk është bërë publike, ndërsa dyshohet që të njëjtët persona të kenë kryer edhe atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Në shënjestër të autorëve mendohet të ketë qenë djali i pronarit Jetmir Muçollari. Plumbat kanë kapur disa automjete luksoze të disa pushueseve që kanë qenë të parkuara në parkingun e këtij hoteli.

Muçollari dyshohet të ketë pasur konflikte më herët, pasi një vit më parë atij i kanë grabitur një makinë.

Në ambientet e gjykatës ai pati përplasje me personin e akuzuar si autor i kësaj grabitje. Kjo është një ndër pistat e hetimit për dy atentatet të ndodhur në biznesin e tij brenda një jave./abcnews.al