Barcelona e futsallës ka arritur të fitojë 4-0 përballë Sportingut të Lisbonës në finalen e Champions League, takim i zhvilluar në Riga të Letonisë, me katalanasit që fitojnë kështu edhe trofeun prestigjos të këtij turneu.
Dy pjesë loje nga 20 minuta dhe 15 minuta pushim mes pjesëve, teksa në ceremoninë e festës mori pjesë edhe Armand Duka, kreu i futbollit shqiptar.
Skuadra katalanase dominoi totalisht derbin iberik dhe triumfoi me “poker” falë golave të Lozanos, Pitos, Ferrao dhe Didac, ndeshje që u ndoq nga 8442 tifozë.
Një hakmarrje kjo e skuadrës spanjolle, që sezonin e kaluar humbi 4-3 finalen ndaj Sportingut që u luajt në Zadar të Kroacisë.
Kapiteni i Barcelonës mori trofeun nga Armand Duka, një nga 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ishte zgjedhur të dorëzonte kupën tek ekipi fitues.
/f.a/abcnews.al