Një video e mbrojtësit të Liverpoolit, Andy Robertson, që përplas në tokë brazilianin e Flamengos, Rafinha, po bën xhiron e rrjetit. Skocezi i Liverpool i ndërhyn ashpër ish-mbrojtësit të Bayernit, pak minuta pasi ky i fundit i kishte bërë një ndërhyrje të fortë sulmuesit Sadio Mane.
Mane ishte gati për t’u konfrontuar me Rafinhan, por Robertson i tha të qetësohet dhe i tha që do të “kujdesej” ai për këtë problem. Robertson mori “hak” ndaj Rafinhas vetëm shtatë minuta pas ndërhyrjes së ashpër kundrejt Mane.
Tifozët e Liverpool e kanë mbështetur veprimin e mbrojtësit të tyre, duke i thurur elozhe në rrjetet sociale. Edhe në fund të takimit, Robertson pati një bisedë shumë të animuar me Rafinhën dhe asnjëri nga të dy nuk ishin të qetë./abcnews.al
Best moment of the game, Robertson smashing Rafinha 7 mins into second half. Man of his word pic.twitter.com/3tMTr40qJo
— Joshua Buckley (@JoshBuckley94) December 21, 2019