Është zhbllokuar takimi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, me “Qytetarët” që kanë kaluar në avantazh. Ishte Kevin De Bruyne ai që shënoi i pari në këtë takim, në minutën e 25-të.
Një duel shumë i ashpër mes Joe Gomez dhe Raheem Sterling në zonën e Liverpool, me sulmuesin e Cityt që u rrëzua dhe mori penallti. De Bruyne mori topin dhe arriti të shënojë, duke mposhtur Alisson./abcnews.al
Premier League, java 32
Man. City – Liverpool 1-0
De Bruyne (p) 25′