Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Drita “shtyp” Drenicën, Prishtina mund Gjilanin. Triumfon Feronikeli i Duros

schedule14:51 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 14:51 - 9 Dhjetor, 2020

Drita vazhdon të fitojë dhe të shkojë në rrugën drejt titullit të dytë radhazi. Javën e shkuar arritën të marrin kryesimin, pasi mundën Ballkanin dhe duket se nuk kanë ndërmend ta lëshojnë më.

https://twitter.com/Arbon23/status/1336654084175171585

Sot viktima ishte Drenica. Ajzeraj, Gërbeshi dhe Haxhimusta i mjaftuan gjilanasve për të marrë tre pikët e radhës, me ndeshjen, që u ndal në shifrat 0-3. Në formë të mirë është edhe Feronikeli i Klodian Duros, pas asaj nisje shumë të vështirë të sezonit.

https://twitter.com/Arbon23/status/1336667879324987394

Skuadra nga Drenasi sot arriti të fitojë me shifrat e pastra 3-0 ndaj Besës së Pejës, që nga minuta e 27 luajti me 10 lojtarë, pas të kuqit të Rajoviç. Feronikeli nuk humbet prej pesë ndeshjesh.

Nga ana tjetër kriza e Gjilanit duket se nuk ka fund. Prishtina arriti t’i mundë sot me shifrat e pastra 0-3. Ikja e Mezanit duket se nuk ka qenë ilaçi i duhur për gjilanasit. Drita udhëheq renditjen e përgjithshme pas 16 javësh me 39 pikë.

Gjilanasit ndiqen nga Ballkani më katër pikë dhe një ndeshje më pak. Në sy bie ngjitja e Feronikelit, që i merr vendin e katërt Gjilanit. Besa “zhytet” në vendin e fundit, teksa Drenica e Devollit është në luftë për mbijetesë. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, Java 16
Drenica-Drita 0-3
Shënues:
Ajzeraj 45+2′, Gërbeshi 49′, Haxhimusta 90′
Gjilani-Prishtina 0-3
Shënues:
Kastrati (ag) 41′, Kryeziu 45+1′, Lilaj (pen) 86′
Feronikeli-Besa 3-0
Shënues:
Maliqi 9′, Malaj 45+1′, Simonovski 88′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!