Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e 6 dhjetorit në ishullin Karpathos të Greqisë, ku banorët kanë mbetur me gojë hapur teksa kanë parë një festë të çmendur brenda varrezave të qytetit.
Sipas mediave greke, festa u zhvillua ditën e Shën Nikollës, ku disa të rinj u futën në varreza duke ndezur drita të ngjashme me ato të lokaleve të natës, shoqëruar me muzikë të lartë dhe kërcim të shfrenuar, raporton abcnews.al.
https://www.youtube.com/watch?v=EF5qdYjC8-k&feature=emb_title&ab_channel=ANT1TV
Menjëherë banorët kanë njoftuar policinë, e cila në momentin që shkoi gjeti të rinjtë duke festuar.
Nuk dihet ende shkaku i një feste të tillë të pazakontë, por prokuroria ka nisur hetimet për të kuptuar në fakt se çfarë i shtyu të rinjtë për të përdhosur varret. /abcnews.al