Video/ Driblimi i Pedrit po “çmend” të gjithë, si arriti të turpëronte kundërsharin

schedule11:35 - 28 Shkurt, 2022

schedule 11:35 - 28 Shkurt, 2022

Pedri është padiskutim një nga talentet e reja që fatmirësisht Barcelona ka në gjirin e saj dhe Xavi Hernandez i ka dhënë besimin e duhur, për ti dhënë mundësinë të rritet dhe të bëhet një nga shtyllat kryesore të formacionit të katalanasve.

Në fitoren 4-0 ndaj Atletico Bilbaos, 19-vjeçari ishte lojtari më i spikatur në këtë takim, ku Pedri bëri një paraqitje fantastike, ndërsa nuk nguroi të bënte edhe disa lëvizje me topin që mahnitën edhe spektatorët që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Kur po kalonte minuta e 79-të e takimit, mesfushori i talentuar e turpëroi një mbrojtës të Bilbaos, duke i futur topin në mes të këmbëve.

Driblim ky që po “çmend” të gjithë, teksa videoja e këtij momenti është bërë virale në internet, të cilët tifozët janë të mahnitur nga talenti i mesfushorit 19-vjeçar.

Në internet gjithashtu qarkullon një video ku shikohen Pedri dhe Xavi duke bërë të njëjtat lëvizje ndaj kundërshtarëve të tyre, siç duket tekniku spanjoll ka arritur që më së miri të depërtojë te 19-vjeçari edhe klasin e tij.

/f.a/abcnews.al