VIDEO/ Drejt burgut, momenti kur Tahiri merret me furgonin e policisë

schedule19:10 - 4 Shkurt, 2022

schedule 19:10 - 4 Shkurt, 2022

Saimir Tahiri ka përfunduar në burg. ABC ka siguruar momentin kur ish-ministri i Brendshëm, del nga dera e pasme e godinës së SPAK ku ndodhet GJKKO dhe pritet të dërgohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, për tu transferuar më tej në dhomat e paraburgimit tek 313.

Pas një seance maratonë ditën e sotme, Gjykata e ka dënuar Tahirin me 5 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ndërkohë duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Tahiri do të duhet të vuaj 3 vite e 4 muaj burgim.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!