Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas fitores kundër Kastriotit foli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Normal që jemi shumë të kënaqur, pasi kemi dy muaj që e presim këtë fitore. Ndoshta kam gabuar që kam thënë se nuk kam lojtarë që nuk shënojnë”, tha fillimisht Dovedan.
“Rasti i rrëzimit të Ndrecës? Për mua është penallti, por kjo gjë ne na ndodh çdo ndeshje. Nuk është gjë e mirë për futbollin shqiptar. Kështu kemi humbur 7 pikë. Nuk e di pse bëhet kjo. Ka pasur penallti 100 për qind dhe nuk na i kanë dhënë. Kështu kemi humbur pikë”, shtoi trajneri i Bylisit.
https://streamable.com/11aag6
Ballshiotët me Kastriotin morën fitoren e parë sezonale dhe tani shpresohet që të nisë kthesa e rezultateve. “Ana psikologjike është shumë e rëndësishme. Me këtë fitore besoj se do të ngrihemi psikologjikisht”, përfundoi prononcimin e tij Veljko Dovedan. /abcnews.al

