VIDEO/ Dortmund rihap “lojën” në “grupin e ferrit”, “verdhezinjtë” mundën në “shtëpi” anglezët e Newcastle

schedule23:16 - 25 Tetor, 2023

schedule 23:16 - 25 Tetor, 2023

Borussia Dortmund ka surprizuar jo pak mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa ka arritur të triumfojë në “St.James’s Park” ndaj skaudrës së Newcastle, me rezultatin minimal, 0 me 1, në raundin e 3-të të fazës së grupeve, të UEFA Champions League.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 45’-të të pjesës së parë, ku një kundërsulm i rrufeshëm i “gjigantëve” gjermanë u finalizua më së miri nga “fantazisti” i mesfushës, Felix Nmecha, i cili tundi rrjetën e Pope, me një goditje statike në hyrje të zonës, për të “vulosur” fillimisht avantazhin e më pas fitoren në tokën angleze.

Falë këtij rezultati gjithçka mbetet e hapur në grupin F, ose siç njihet ndryshe në këtë edicon të Champions League, “grupi i ferrit”, me gjermanët që renditen në vendin e 2-të të grupit me 4, 2 më paks e PSG i vendit të parë me 6 dhe po aq sa Newcastle i vendit të 3-të me 4 pikë, ndërsa Milan mbetet në vendin e fundit me 2 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: