Borussia Dortmund ka kaluar në avantazh përballë Wolfsburg në transfertë. Pas 32 minutash lojë, ishte mbrojtësi portugez, Raphael Guerreiro ai që gjeti rrjetën. Anësori mëngjarash përfitoi pas një aksioni të shkëlqyer të miqve, duke tundur rrjetën nga një distancë e afërt.
Brandt, Hazard dhe Hakimi kombinojnë mirë nga krahu i djathtë, duke arritur të krosojnë në qendër. Gjuajtja e Haaland bllokohet nga mbrojtësi i Wolfsburg, por topi shkon te Guerreiro i cili nuk gabon. Ky gol është i treti për portugezin që pas rikthimit të Bundesliga, pasi shënoi dopietë kundër Schalkes fundjavën e shkuar.
Bundesliga, java 27
Wolfsburg – B. Dortmund 0-1
Guerreiro 32’